Formulari i Regjistrimit për Vizitorët
Të nderuar vizitorë,
Për shkak të rritjes së vazhdueshme të grupeve tona dhe interesimit të madh për pjesëmarrje, sipas rregullores së Shoqatës Bashkimi, të gjitha vizitat – qoftë për qëllim regjistrimi në grupet tona apo për të ndjekur ushtrimet si vizitor - duhet të regjistrohen paraprakisht.
- Çdo vizitor është i detyruar të plotësojë formularin e regjistrimit për çdo vizitë.
- Personat që vijnë pa regjistrim nuk do të lejohen të marrin pjesë gjatë ushtrimeve.
Kjo rregull na ndihmon të menaxhojmë më mirë grupet tona dhe të krijojmë një ambient të organizuar dhe efikas për të gjithë anëtarët.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Kryesia e Shoqatës Bashkimi