111-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Festë e Kombit, Krenari për të gjithë ne.
Kënaqësi dhe nder i veçantë për Shoqatën Kulturore Shqiptare “Bashkimi” që morëm pjesë në festën e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të organizuar me dinjitet nga Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, z. Mustafa Nano.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe solemne, mes personaliteteve të shumta nga jeta diplomatike, kulturore e shoqërore, u përkujtua me krenari dita më e shenjtë e historisë sonë kombëtare, 28 Nëntori.
Krenarë që Ambasadori Mustafa Nano priti mysafirët me veshjet tona kombëtare, me fustanellën tonë madhështore, simbol i historisë, identitetit dhe burrërisë shqiptare. Ky gjest i bukur dhe plot domethënie na preku të gjithëve, sepse tregoi respektin dhe dashurinë e vërtetë për rrënjët tona.
I falënderojmë përzemërsisht Ambasadorin Nano për ftesën, mikpritjen dhe përfaqësimin dinjitoz të kulturës sonë në Zvicër.
Pjesëmarrja jonë në këtë event është një dëshmi tjetër e përkushtimit tonë për të ruajtur, nderuar dhe promovuar identitetin shqiptar, me krenari, me kulturë dhe me shpirt bashkimi.
Gëzuar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë!



















No comment