Nuse Transport – ein Erlebnis, das die albanische Tradition im Herzen von Zürich wiederbelebt hat!
Freitag, 26.09.2025
Es war ein Tag voller Emotionen, Kultur und albanischer Lebensfreude. Beim Event „Nuse Transport“, das mit großem Engagement von den jungen Mitgliedern der Gruppe „Brezi Ynë“ organisiert wurde, hatten wir, die Tänzer des Vereins Bashkimi, zusammen mit dem aktiven Team des Vereins die Ehre, Teil dieser wunderbaren Reise zwischen Tradition und Festlichkeit zu sein.
Fillimi u bë te Lokali “Shqipstër”, në zemër të Zürichut – një vend që të mbush me ndjenjën e atdheut, i zbukuruar me elementë autentikë shqiptarë dhe atmosferë mikpritëse.
Aty u zhvilluan të gjitha ritmet e traditës sonë – nga përgatitja e nuses dhe dhëndrit, te vallëzimet dhe këngët që na kthejnë pas në kohë, në rrënjët tona.
Më pas, ashtu si dikur, nusja dhe dhëndri hipën në makinë, ndërsa ne, krushqit me tupanë, këngë e valle i ndoqëm nëpër rrugët e Zürichut.
Qyteti gumëzhinte nga ritmet shqiptare, njerëzit buzëqeshnin, ndalonin për të parë e na përshëndesnin me duartrokitje.
Ishte një moment krenarie dhe gëzimi, ku tradita shqiptare mori frymë sërish mes dritave të Zvicrës.
Faleminderit grupit “Brezi Ynë” për ftesën dhe organizimin e shkëlqyer.
Kultura jonë jeton sa herë që bashkohemi, vallëzojmë dhe këndojmë me shpirt!



















































































No comment