Kuvendi i 12-të i Shoqatës “Bashkimi” – Vlerësim, Transperencë dhe Vizion për të Ardhmen
Uster, 18 Maj 2025
Nga Kryesia e Shoqatës Bashkimi
Shoqata “Bashkimi” organizoi me sukses të plotë Kuvendin e saj të 12-të në qytetin e Usterit, më 18 maj 2025. Ky takim tradicional i anëtarësisë u zhvillua në një atmosferë miqësore, bashkëpunuese dhe me përkushtim të madh qytetar, ku u vlerësua puna e deritanishme dhe u diskutuan projektet e së ardhmes.
Rishikimi i vitit 2024 – Një vit plot aktivitete
Kryesia e Shoqatës prezantoi një rishikim të detajuar të vitit 2024, duke sjellë në vëmendje çdo aktivitet të realizuar gjatë vitit kalendarik. Çdo projekt dhe iniciativë u analizua në mënyrë të strukturuar, duke treguar angazhimin dhe suksesin e anëtarëve në përmbushjen e qëllimeve të shoqatës.
Transparencë financiare – Llogaridhënie e pastër
Një nga shtyllat kryesore të këtij Kuvendi ishte prezantimi i raportit financiar. Me ndihmën e Revisorëve të zgjedhur, u paraqit një pasqyrë e qartë dhe e detajuar e të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2024, si dhe bugjeti aktual i Shoqatës, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin për transparencë të plotë ndaj anëtarësisë.
Projektet për të ardhmen
Pas prezantimit të të dhënave për vitin që lamë pas, u shpalosën edhe planet dhe projektet për vitin 2025, duke përfshirë nisma të reja komunitare, kulturore dhe sociale që do të forcojnë edhe më tej lidhjen ndërmjet anëtarëve të Shoqatës dhe komunitetit më të gjerë shqiptar në Zvicër.
Kuvend i suksesshëm – Pa ankesa, me harmoni
Kuvendi i 12-të u mbyll me sukses të plotë, pa asnjë ankesë nga anëtarët pjesëmarrës. Kjo flet shumë për besimin dhe mbështetjen që Shoqata “Bashkimi” gëzon në mesin e komunitetit, si dhe për punën e palodhur të kryesisë dhe anëtarëve aktivë.
Faleminderit të gjithë anëtarëve që morën pjesë dhe dhanë kontributin e tyre në këtë takim të rëndësishëm. Të bashkuar, ecim përpara!

