Zürich, 30.06.2024
Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi pati privilegjin të jetë pjesëmarrëse në Trachtenfest dhe Trachtenumzug (Festivali tradicional i kostumeve) në Zürich.
26 Kantonet e Zvicrës të përfaqësuara nga Shoqatat Zvicerane të Kostumeve Tradicionale takohen çdo 12 vjet për Festivalin Federal Tradicional të Kostumeve. Fokusi është në paradën e madhe dhe shkëmbimin kulturor në fushat e panaireve të kostumeve tradicionale, valles, muzikës dhe artizanatit.
Më 29.06.2024 në vendin e quajtur Lindenhof vallëzuam me grupin e Shqiponjave mes shumë grupeve të nacionaliteteve të ndryshme.
Ditën e dielë, 30.06.2024 ecëm bashkë me 4500 persona të veshur me veshjet e tyre tradicionale nga të gjithë Kantonet e Zvicrës, në mes 3 grupeve të të huajve Shoqata jonë ishte e para në paradën e veshjeve tradicionale dhe kombëtare.
Valltarët dhe Anëtarët e Shoqatës Bashkimi ecën me krenari nëpër rrugët e qendrës së Cyrihut, shkëlqenin me veshjet e tyre nga të gjitha trevat tona duke përfshirë këtu Gegë e Toskë, nga Rugova në Tropojë, Mat dhe Dibër, Tiranë e Korçë dhe deri në Vlorë, Sarandë e Çamëri.
U pritëm shumë mirë nga publiku me duartrokitje të shumta.
Ishte një përvojë tejet e mirë për të gjithë ne, do të mbetet në kujtesën tonë për shumë kohë.
I shprehim falënderimet dhe mirënjohjen tonë organizatorëve Festivali Federal i Kostumeve Tradicionale për konsideratën dhe ftesën që Komuniteti Shqiptar të jetë pjesë e këtij organizimi madhështor që u zhvillua në qendër të qytetit të Cyrihut.




















No comment