Rreth Nesh

Shoqata Bashkimi

_

Shoqata “Bashkimi” në Uster është një vend ku kultura, tradita dhe solidariteti bashkohen për të lidhur brezat dhe për të ruajtur me krenari identitetin tonë kombëtar në mërgatë.
E themeluar në vitin 1993 nga mërgimtarë me shpirt vizionar dhe dashuri për atdheun, “Bashkimi” është shndërruar në një qendër të gjallë kulturore dhe sociale, që për më shumë se tre dekada ka mbajtur gjallë frymën shqiptare në zemër të Zvicrës.


Misioni ynë

Misioni ynë është të ruajmë, të mbrojmë dhe të forcojmë identitetin kombëtar shqiptar me krenari dhe përkushtim të palëkundur. Përmes kulturës, edukimit dhe sportit, ne ushqejmë ndjenjën e përkatësisë dhe ndërgjegjen kombëtare në çdo brez.

Shoqata “Bashkimi” është vatër qëndrese dhe bashkimi, ku çdo shqiptar gjen forcën e rrënjëve të tij dhe e kthen atë në motiv për të ecur përpara. Ne mbajmë gjallë trashëgiminë tonë dhe formësojmë të ardhmen, duke rritur një komunitet që nuk harron kush është, por e mban lart emrin shqiptar kudo që ndodhet.


Vlera që na bashkojnë

Ne besojmë në unitet, respekt, përkushtim dhe trashëgimi.
Përmes aktiviteteve tona, nga festivalet dhe panairet kulturore, te promovimet e librave, mbrëmjet tradicionale dhe vallëzimi popullor  “Bashkimi” mbetet një hapësirë ku kultura shqiptare jeton, kërcen dhe frymon.
Fëmijët dhe të rinjtë janë në qendër të misionit tonë: bartës të vlerave, gjuhës dhe shpresës për të ardhmen.


Shoqata e Komunitetit

Sot, “Bashkimi” është më shumë se një shoqatë, është një familje e madhe, që bashkon njerëz nga të gjitha trevat shqiptare.
Ne organizojmë aktivitete që nxisin integrimin, promovojnë bashkëjetesën multikulturore dhe forcojnë imazhin pozitiv të shqiptarëve në Zvicër.
Përmes grupit të vallëzimit, revistës “Bashkimi”, projekteve edukative dhe bashkëpunimeve ndërkulturore, shoqata jonë vazhdon të jetë një shembull i gjallë i asaj se si kultura mund të bashkojë zemrat dhe të krijojë ura mirëkuptimi.

185Anëtarë
271+Valltarë
500+Aktivitete
33+Vite aktivitete