Të dashur miq të kulturës, gjuhës dhe traditave shqiptare
Të dashur entuziastë të vallëzimit tradicional shqiptar

në emër të shoqatës sonë, dëshirojmë të ju falënderojmë nga zemra. Mbështetja juaj financiare e madhe na ka mundësuar të vazhdojmë misionin tonë dhe të realizojmë projekte të rëndësishme, të cilat nuk do të ishin të mundura pa ju.
Kontributet tuaja kanë ndikuar direkt në forcimin e komunitetit tonë, në nxitjen e programeve kulturore dhe arsimore dhe kanë pasur një ndikim pozitiv në jetën e shumë njerëzve. Angazhimi juaj tregon sa shumë besoni në çështjen tonë dhe jeni të gatshëm të na mbështesni në rrugëtimin tonë.
Dëshirojmë t’ju sigurojmë se donacionet tuaja janë përdorur me kujdes dhe me qëllim, për të arritur përfitimin më të madh të mundshëm. Është e rëndësishme për ne të jemi transparentë dhe t’ju tregojmë se si kontributet tuaja sjellin ndryshime pozitive.
Ju lutemi konsideroni këtë letër si një shenjë të vogël të mirënjohjes sonë të madhe. Ne jemi thellësisht mirënjohës për bujarinë dhe besimin tuaj në punën tonë.
Shpresojmë që të vazhdojmë këtë partneritet të çmuar dhe të festojmë së bashku shumë suksese të tjera.

Me përshëndetje të ngrohta dhe mirënjohje të thellë,

Kryesia e Shoqatës Bashkimi

Stella
Stella
Rio
Rio
Augoegi
Augoegi
Picture 400
Picture 400
Autohell
Autohell
Stella
Stella

300

Sponzorpaketa

CHF300/viti
  • Vendosja e Logos në Flyer të Manifestimeve.
  • Vendosja e Logos në Webfaqen tonë – Faqja e Sponzorëve.
  • Logo e Firmës me Linkun direkt në Faqen tuaj.
  • Vendosja e Logos në Projektime (Beamer) të Manifestimeve.

600

Sponzorpaketa

CHF600/viti
  • Vendosja e Logos me një Titull në Flyer të Manifestimeve.
  • Vendosja e Logos në Webfaqen tonë – Faqja e Sponzorëve.
  • Logo e Firmës përmban Linkun në Faqen tuaj.
  • Vendosja e Logos në Projektime (Beamer) të Manifestimeve.
  • 2 x Hyrje nëpër Manifestime falas.

900

Sponzorpaketa

CHF900/viti
  • Vendosja e Logos me Titull në Flyer të Manifestimeve.
  • Vendosja e Logos në Webfaqen tonë – Faqja e parë.
  • Logo e Firmës përmban Linkun në Faqen tuaj.
  • Vendosja e Logos në Projektime (Beamer) të Manifestimeve.
  • Vendosja e informacioneve të Firmës sipas marrëveshjes.
  • Moderatori i programit falemnderon Firmën tuaj për mbështetje.
  • 4 x Hyrje nëpër Manifestime falas + 4 x Pije sipas dëshirës.

2500

Sponzorpaketa

CHF2500/viti
  • Vendosja e Logos me Titull dhe Adresën si Sponzor Gjeneral në Flyer të Manifestimeve.
  • Vendosja e Logos në Webfaqen tonë si Sponzor Gjeneral – Faqja e parë.
  • Vendosja e një Intro (Video) të shkurtër në Projektime (Beamer) të Manifestimeve.
  • Logo e Firmës me Linkun direkt në Faqen tuaj.
  • Vendosja e Logos në Projektime (Beamer) të Manifestimeve.
  • Moderatori falemnderon Sponzorin Gjeneral. (Sipas dëshirës mundet edhe ni fjalim të shkurtër)
  • 6 x Hyrje nëpër Manifestime falas + 6 x Pije sipas dëshirës.
  • Thirrje si Mysafir nderi në Darkë për 2 Persona,
  • Informim me Letër apo Email për çdo Manifestim të Shoqatës.
Loading