WhatsApp Image 2025 12 12 at 18 01 22 4

11.12.2025

Shoqata “Bashkimi” e ftuar në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Oerlikon.

Shoqata Kulturore “Bashkimi” pati kënaqësinë dhe nderin të ishte e ftuar dhe prezente në aktivitetin e organizuar në Oerlikon, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, nën patronazhin e Shefit të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, në bashkëpunim me Shoqatën “Parandalo”.
Ky manifestim kishte për qëllim theksimin e rëndësisë së respektimit, promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut, si dhe fuqizimin e dialogut dhe solidaritetit brenda komunitetit tonë në mërgatë.

Për Shoqatën “Bashkimi” ishte një kënaqësi e veçantë të ishte pjesë e një aktiviteti me kaq rëndësi shoqërore dhe njerëzore. Ne mbështesim dhe vlerësojmë lart iniciativa të tilla, të cilat kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.
Shoqata “Bashkimi” shpreh respekt të veçantë për punën e palodhur dhe të vazhdueshme që Shoqata “Parandalo” bën në shërbim të kauzave sociale dhe njerëzore. Një mirënjohje e veçantë shkon për drejtuesit dhe aktivistët e kësaj shoqate, të cilët me përkushtim japin kontribut të çmuar në komunitet.
Gjithashtu, falënderojmë Shefin e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, i cili së bashku me ekipin e tij është gjithmonë aktiv dhe i pranishëm në mbështetje të aktiviteteve që promovojnë vlera universale, bashkëpunim dhe mirëqenie për mërgatën shqiptare.

Shoqata “Bashkimi” do të vazhdojë të mbështesë dhe të jetë pjesë e aktiviteteve që promovojnë dinjitetin njerëzor, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe shoqatave shqiptare në Zvicër.

WhatsApp Image 2025 12 12 at 18 01 22 (4)
WhatsApp Image 2025 12 12 at 18 01 22 (1)
590505932 17925543399181851 6484680281818408748 n
597879614 17925543417181851 530049993723437007 n
WhatsApp Image 2025 12 12 at 18 01 22 (5)
597886461 17925543372181851 6775382385841123734 n
598925738 17925543426181851 281717357144471077 n
599119298 17925543354181851 1230657008462082913 n
599294670 17925543456181851 5754771953040695709 n
599413343 17925543333181851 1114288439375271913 n
WhatsApp Image 2025 12 12 at 18 01 22 (2)
WhatsApp Image 2025 12 12 at 18 01 22
WhatsApp Image 2025 12 12 at 18 01 22 (3)
596618984 122237013824139683 7261331387376103348 n

No comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *