Elena Kocaqi sërish në Uster, një mbrëmje kulturore e veçantë nën organizimin e Shoqatës “Bashkimi”
Shoqata “Bashkimi” pati kënaqësinë dhe nderin të organizojë edhe një herë në Uster një aktivitet kulturor me rëndësi të veçantë, duke pasur pranë saj profesoreshën, studiuesen dhe hulumtuesen e njohur Elena Kocaqi.
Në këtë takim, znj. Kocaqi promovoi librat e saj më të fundit, ndër të cilët edhe botimin më të ri “Aleksandri i Madh”, një vepër që sjell dokumente të rralla, analiza të thelluara historike dhe një qasje të re kërkimore mbi një nga figurat më të rëndësishme të historisë botërore. Prezantimi i saj u prit me interes të madh nga të pranishmit, të cilët patën mundësinë të njihen më nga afër me punën shumëvjeçare studimore të autores.
Pas prezantimit, u zhvillua një bashkëbisedim i hapur dhe mjaft dinamik, ku pjesëmarrësit shtruan pyetje të ndryshme dhe ndanë mendime rreth temave historike, identitetit dhe trashëgimisë kulturore. Diskutimi u karakterizua nga një frymë respekti dhe kurioziteti intelektual.
Në mesin tonë ishte e pranishme edhe Albradio, e cila e përcolli aktivitetin dhe, në përfundim të programit, realizoi një intervistë me znj. Elena Kocaqi, duke i dhënë kështu ngjarjes edhe një jehonë më të gjerë mediatike.
Shoqata “Bashkimi” falënderon znj. Elena Kocaqi për praninë dhe kontributin e saj, si dhe të gjithë pjesëmarrësit që me prezencën e tyre e bënë këtë mbrëmje kulturore edhe më të veçantë.











Nuk ka komente