113-Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata “Bashkimi” e mbyll vitin 2025 me një festë madhështore në Uster
E diel, 07 dhjetor 2025, Shoqata “Bashkimi” organizoi në Stadthofsaal Uster festën e fundit të këtij viti, duke shënuar me krenari 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Pas javësh përgatitjesh të detajuara nga Kryesia, Anëtarët Aktiv dhe ndihma e fuqishme e Grupit të Shqiponjave, u arrit në një organizim dinjitoz që mbushi sallën me emocione dhe festë.
Hapja e Ditës Festive
Që në orën 10:00, Anëtarët Aktiv dhe Kryesia nisën përgatitjet në sallë. Dy orë më vonë, u hapën dyert për mysafirët, të cilët u pritën fillimisht në holl, ku atmosfera u ngroh nga muzika e lehtë shqiptare dhe takimet miqësore.
Në orën 13:00 fikse, sipas traditës së Shoqatës, programi nisi me Himnin e Flamurit. Në skenë u rreshtuan 174 valltarë nga të gjitha grupet tona, së bashku me 18 Anëtarët Aktiv që përkujdesën çdo detaj të kësaj dite të veçantë.
Pas himnit, e gjithë salla i bashkohej këngës “Shqipëri, oj nëna ime”, interpretuar me shumë emocion nga Aleyna dhe Lejla Bajraktari, të shoqëruara nga Aurelia & Kleofina Balaj dhe Akil Tahiri me çifteli.
Programi Artistik, Shkëlqim nga më të vegjlit deri te më të rriturit
Koncerti u moderua me finesë e profesionalizëm nga miku ynë Dan Morina, ndërsa skena u gjallërua nga vallet e grupeve tona, të cilat performuan me nivel të lartë artistik dhe përgatitje shembullore:
- Fluturat – nën udhëheqjen e Fjolla Hajdarit dhe Dina Dautit
- Bilbilat – drejtuar nga Dea Elshani dhe Lejla Pireva
- Dallëndyshet – me Fitore dhe Diellëza Alishanin
- Pulëbardhat – nën drejtimin e Lorisa Racaj
- Shqiponjat – në krye me Elham Ejupin
Një ndër momentet më emocionale ishte poezia e interpretuar nga valltari dhe artisti i ri Med Sadrija, i cili preku publikun me vargje dedikuar prindërve dhe familjes.
Më pas, skena i hapi dyert për performanca të tjera muzikore:
Isuf Rashiti me këngën e tij festive.
Flutur Bytyqi dhe Akil Tahiri me një interpretim të përzgjedhur.
Anila Istrefi me këngën “Vajtim për Skënderbeun”
Në përmbyllje, për kërkesën e publikut, atmosfera u ndez nga këngëtarja e mirënjohur Valbona Gjezo.
Të Ftuarit që na përkrahën me praninë e tyre.
Patäm kënaqësinë të mirëpresim Zëvendës Ministren, znj. Liza Gashi dhe Shefi i Misionit Konsullor Z. Vigan Berisha si dhe përfaqësues të shoqatave dhe ansambleve kulturore:
- Swiss Albanian Event
- Ansambli Vatra
- Ansambli Trojet
- Ansambli Drita
- Ansambli Dardania
- Shoqata Sharri
- Brezi Ynë
Falënderime të përzemërta për secilin që na nderoi me praninë e tij. Falënderojmë Restorant PLISI nga Dübendorfi të cilët na shërbyen me ushqim dhe pije.
Kërkim Falje dhe Premtim për Përmirësim
Shoqata “Bashkimi” kërkon falje për të gjithë ata që nuk mundën të futen në sallë për shkak të kapacitetit të tejkaluar, si dhe për mysafirët që qëndruan në këmbë. Interesi i jashtëzakonshëm na gëzon, por njëkohësisht na obligon:
Për festat e ardhshme do të mundohemi të sigurojmë një sallë më të madhe, në mënyrë që secili prej jush të ketë vend dhe rehati.
Faleminderit për mbështetësit tanë të cilët na përkrahin fuqishëm:
- Bank Valiant – Gafurr Mulali
- Auto EGI – Hysni Qerimi
- Auto Hell – Hysni Hajdari
- Stella del Centro Uster- Agron Ahmetaj
- BPA Zug GmbH – Baton Azemi
- Restorant PLISI – Mirsad Esati
- AMD Shantiri – Daver Shantiri
- BL Abdichtungstechnik & Brandschutz GmbH – Besim Latifi
- Coiffeur Klipp – Gëzim Berisha
- GE-GA – Gipsergeschäft
- KENZI Sanitär – Kenzi Meta
- AFZ ICT – Abdyl Zahiri
- Bodendesign GmbH – Avni Selimi
Mirënjohje për Agjencinë Kombëtare të Diasporës dhe Drejtoreshës Ermonela Xhafa për mbeshtetjen e tyre të palodhur dhe realizimin e Projekteve tona të përbashkëta. Pritjen në Tiranë të Valltarëve tanë dhe mundësinë për të vizituar ambientet e Teatrit Kombëtar të Valleve popullore dhe mundësinë që Grupi jonë i Shqiponjave të marrë leksione Vallëzimi nga Koreografi i Teatrit Z. Genc Kastrati, i cili në kohë rekord u mësoi Vallen “Pllana e Lezhës” grupit tonë.
Shihemi në festën e ardhshme!
Faleminderit për mbështetjen e madhe gjatë gjithë vitit 2025.
Takohemi sërish së shpejti, në festën e Pavarësisë së Kosovës.











































































































No comment