IMG 0461 scaled

Shkup, 06.04.2026

Pata nderin të takohem me drejtorin e Ansamblit Shtetëror Shqiptar të Maqedonisë në Shkup, z. Jetmir Rexhepi.

Gjatë këtij takimi zhvilluam një bisedë shumë të frytshme dhe miqësore rreth aktiviteteve kulturore, ku pata mundësinë ta njoftoj më gjerësisht për Shoqatën “Bashkimi”, punën tonë ndër vite dhe përkushtimin ndaj ruajtjes dhe promovimit të kulturës shqiptare në diasporë, veçanërisht përmes grupeve tona të vallëzimit.
Shkëmbyem ide konkrete bashkëpunimi, jo vetëm për grupin tonë të vallëzimit, por edhe më gjerë në fushën e folklorit, këndimit dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta kulturore që forcojnë lidhjet mes institucioneve dhe diasporës.
Takime të tilla janë të rëndësishme për ndërtimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe për avancimin e vlerave tona kulturore në një nivel më të gjerë.

Drejtorit z. Jetmir Rexhepi i urojmë shumë suksese në punë dhe në përballimin me sukses të sfidave të shumta që e presin në këtë detyrë të rëndësishme.

IMG 0456
IMG 0461

No comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *