Shkup, 06.04.2026
Pata kënaqësinë të jem i pritur në Agjencinë e Mërgatës së Republikës së Maqedonisë nga zëvendësdrejtori z. Fatlum Jusufi, në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe mikpritëse.
Gjatë takimit zhvilluam biseda të hapura, konkrete dhe me një vizion të qartë largpamës për ndërtimin e një bashkëpunimi të mirëfilltë mes Shoqatës Kulturore Shqiptare “Bashkimi” në Zvicër dhe Agjencisë së Mërgatës.
Diskutuam për hapa realë dhe projekte që forcojnë lidhjet me diasporën, ruajnë identitetin tonë dhe krijojnë ura të qëndrueshme bashkëpunimi për të ardhmen.
Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës së Republikës së Maqedonisë e nderoi Shoqatën “Bashkimi” me një mirënjohje, duke vlerësuar punën dhe kontributin tonë në diasporë.
Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të mirëfilltë mes nesh.
Zëvendësdrejtorit z. Fatlum Jusufi i urojmë punë të mbarë dhe shumë suksese. Urojmë që të ketë sa më shumë kontakte me diasporën shqiptare dhe që zyra e tij të jetë një zë i fuqishëm i yni.






No comment