IMG 0439 scaled

Shkup, 06.04.2026

Gjatë një vizite në Shkup, Kryetari i Shoqatës “Bashkimi”, z. Guximtar Alushi, zhvilloi një takim me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi.
Takimi pati karakter formal dhe informues, gjatë të cilit z. Alushi prezantoi veprimtarinë e Shoqatës “Bashkimi” në Zvicër, duke theksuar rolin e saj në organizimin dhe fuqizimin e komunitetit shqiptar në mërgim.
Gjatë bisedës u diskutua për perspektivën e shqiptarëve në Zvicër, rëndësinë e bashkëpunimit institucional, si dhe nevojën për ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar përmes angazhimit të organizuar shoqëror.

Shoqata “Bashkimi” shpreh mirënjohje për z. Afrim Gashi për pritjen dhe gatishmërinë e treguar për komunikim dhe bashkëpunim të mëtejshëm.

IMG 0439

No comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *