31 05 2026 Gjergji i pamposhtur 15

31.05.2026

BÜLACH, ZVICËR – Shoqata “Bashkimi” pati kënaqësinë të mbështesë manifestimin kulturor dhe sportiv të organizuar nga Shoqata “Gjergj Kastrioti” në Bülach të Zvicrës, një aktivitet i dedikuar Heroit tonë Kombëtar, të pamposhturit Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Ky organizim mblodhi bashkatdhetarë nga vende të ndryshme dhe u shndërrua në një festë të bukur kombëtare, ku u ndërthurën kultura, historia, sporti dhe fryma e bashkimit shqiptar. Aktiviteti ishte mjaft i qëlluar dhe i organizuar në nivel të lartë, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë që ka ruajtja e identitetit tonë kombëtar në diasporë.
Falë punës së organizatorëve, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin një program të pasur kulturor, historik dhe sportiv, i cili u mirëprit nga të gjithë të pranishmit.
Në mesin e mysafirëve dhe pjesëmarrësve të nderuar ishin historiani i njohur Paulin Zefi, Konsulli i Republikës së Kosovës në Zvicër Vigan Berisha, afaristë, veprimtarë të komunitetit dhe personalitete të tjera të jetës shoqërore e kulturore shqiptare në diasporë.
Manifestime të tilla kanë një rëndësi të veçantë, pasi jo vetëm që nderojnë figurën madhështore të Skënderbeut, por gjithashtu forcojnë lidhjet ndërmjet shqiptarëve dhe promovojnë vlerat tona kombëtare tek brezat e rinj.

Në emër të Shoqatës “Bashkimi”, shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona të sinqerta për Shoqatën “Gjergj Kastrioti” për organizimin e këtij manifestimi të suksesshëm, si dhe një falënderim të veçantë për Agim Pepajn për kujdesin, përkushtimin dhe organizimin shembullor të këtij eventi. Aktiviteti dëshmoi se kur shqiptarët bashkohen rreth vlerave kombëtare, rezultati është gjithmonë dinjitoz dhe frymëzues.

Lavdi e përjetshme Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut!

31 05 2026 Gjergji i pamposhtur 19
31 05 2026 Gjergji i pamposhtur 18
31 05 2026 Gjergji i pamposhtur 17
31 05 2026 Gjergji i pamposhtur 16
31 05 2026 Gjergji i pamposhtur 15
31 05 2026 Gjergji i pamposhtur 14
31 05 2026 Gjergji i pamposhtur 13
31 05 2026 Gjergji i pamposhtur 12
31 05 2026 Gjergji i pamposhtur 11
31 05 2026 Gjergji i pamposhtur 10
31 05 2026 Gjergji i pamposhtur 9
31 05 2026 Gjergji i pamposhtur 8
31 05 2026 Gjergji i pamposhtur 7
31 05 2026 Gjergji i pamposhtur 6
31 05 2026 Gjergji i pamposhtur 5
31 05 2026 Gjergji i pamposhtur 4
31 05 2026 Gjergji i pamposhtur 3
31 05 2026 Gjergji i pamposhtur 2
31 05 2026 Gjergji i pamposhtur 1

No comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *