09.05.2026 – Frühlingsfest, Schwamendingenplatz
Me ftesë të Shoqatës “Frühlingsfest Mosaik” dhe me mbështetjen e autoriteteve lokale, Shoqata “Bashkimi” mori pjesë në këtë aktivitet kulturor shumë të veçantë.
Në mesin e shumë grupeve ndërkombëtare, grupi ynë i vallëzimit “Pulëbardhat” prezantoi me krenari vallet tona tradicionale, duke sjellë energji, kulturë dhe atmosferë festive për rreth 45 minuta.
Publiku shijoi valle të përzgjedhura koreografike, ndërsa në fund festa vazhdoi me valle në rreth së bashku me shikuesit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë miqësie dhe bashkimi.
Në mesin e shikuesve ishte e pranishme edhe shumë e nderuara Valdete Hoti, Kryetare e Shoqatës “Parandalo”, praninë e së cilës e vlerësuam veçanërisht.
Faleminderit organizatorëve për ftesën dhe të gjithë pjesëmarrësve për duartrokitjet dhe respektin ndaj kulturës sonë!





























No comment