Shoqata “Bashkimi” prezanton kulturën shqiptare në LUGINA’S DAY 2026
Më 7 qershor 2026, në Dietikon të Zvicrës u mbajt manifestimi tradicional LUGINA’S DAY 2026, një ngjarje e rëndësishme që mblodhi bashkë shqiptarë nga Lugina e Preshevës, diaspora shqiptare, përfaqësues institucionesh, shoqatash dhe biznesesh nga vende të ndryshme.
Shoqata “Bashkimi” mori pjesë aktive në këtë aktivitet në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për shoqatat e Luginës së Preshevës dhe veçanërisht për Shoqatën LuginaS, duke kontribuar në programin kulturor dhe artistik të organizuar gjatë ditës.
Publiku i pranishëm pati mundësinë të shijojë performancat e dy grupeve të vallëzimit të Shoqatës “Bashkimi”, “Shqiponjat” dhe “Pulëbardhat”, të cilat prezantuan me krenari vallet dhe traditat shqiptare. Paraqitjet e tyre u mirëpritën me duartrokitje të ngrohta dhe vlerësime nga pjesëmarrësit, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të kulturës sonë kombëtare në diasporë.
Pjesëmarrja në aktivitete të tilla forcon bashkëpunimin ndërmjet shoqatave shqiptare dhe nxit komunikimin, koordinimin dhe mbështetjen e ndërsjellë për komunitetet tona, duke kontribuar në ruajtjen e identitetit kulturor dhe kombëtar.
Shoqata “Bashkimi” falënderon organizatorët e LUGINA’S DAY 2026 për mikpritjen dhe organizimin e suksesshëm të kësaj ngjarjeje, si dhe të gjithë valltarët, prindërit dhe anëtarët që kontribuuan në prezantimin dinjitoz të shoqatës sonë.
Fotografitë: Albinfo.ch / Genti Mersinaj

























No comment