E shtunë, 14.06.2025
Në një atmosferë festive dhe përplot emocion, me shumë nder dhe kënaqësi, morëm pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Ansamblit “Vatra” në Bülach, me ftesë të posaçme nga ky ansambël i shquar.
Valltarët e Ansamblit “Vatra” shkëlqyen me një repertor të pasur e mbresëlënës. Disa nga vallet ishin krijuar enkas për këtë ngjarje madhështore nga koreografi i njohur, z. Xhemali Berisha, duke dëshmuar edhe një herë nivelin e lartë artistik të këtij ansambli.
Një falënderim i veçantë shkon për Kryesinë e Ansamblit “Vatra”, e cila u kujdes të nderojë të gjithë bashkëpunëtorët me mirënjohje simbolike, përfshirë edhe Shoqatën “Bashkimi”, që pati nderin të pranojë një mirënjohje në shenjë të bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë.
Urime të përzemërta për Kryetarin z. Lulzim Krasniqi, për drejtuesit, anëtarët e Kryesisë, valltarët dhe të gjithë ata që kontribuojnë për ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kulturore!
Urojmë që suksesi i Ansamblit “Vatra” të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera me po të njëjtën përkushtim e pasion!

Komentet janë të ndërprera.