Flyer Marin meme Gjurme Shqiptare 17 02 2023

Uster, 17 Shkurt 2023

Me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, e organizuar nga Shoqata “Bashkimi” në Uster, patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim mes nesh gazetarin e mirënjohur shqiptar Marin Mema.

Gjatë fjalës së tij, Marin Mema ndau me ne përvojat e shumta nga puna e tij në terren, në fushën që e ushtron me pasion dhe përkushtim. Ai foli për vizitat e tij në fshatrat më të thella të trojeve shqiptare, si dhe për takimet me shqiptarët në Veles, Pazarin e Ri, Manastir, Sanxhak dhe shumë vende të tjera, ku dikur lulëzonte gjuha shqipe. Sot, fatkeqësisht, shqiptarët që ende jetojnë në ato vise përballen me sfida të shumta, që nga shtypja politike e deri te diskriminimi i gjuhës amtare.

Në mbrëmjen e 17 shkurtit, pjesëmarrësit patën mundësinë t’i drejtonin pyetje të ndryshme zotit Mema, të cilave ai iu përgjigj me dëshirë, qetësi dhe saktësi, duke dhënë përgjigje që pasqyruan profesionalizëm dhe njohje të thellë të realitetit shqiptar.

Marin Mema 17 02 2023
DSC00005
DSC09729
DSC00009
DSC00013
DSC00016
DSC00018
DSC00030
DSC00032
DSC09719
DSC00033
DSC00034
DSC09839
DSC00036
DSC00038
DSC09674
DSC09682
DSC09699 2
DSC09719
DSC09732
DSC09733 2
DSC09844
DSC09850
DSC09852 2
DSC09890
DSC09917
DSC09945
DSC09949
DSC09958
DSC09999
DSC00023
DSC00019

No comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *