Mire se erdhe

Uster, 17.01.2026

Në ambientet e Shoqatës “Bashkimi” patëm nderin të mirëpresim Kryetarin e Horës së Arbëreshëve nga Sicilia (Piana degli Albanesi), zotin Rosario Peta, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij.Zoti Peta ndodhej në Zvicër me ftesë të organizatorëve të aktivitetit “Gjenocidi në Kosovë”, i cili u mbajt më 18 janar 2026 në Zürich.Kryetari Rosario Peta u shoqërua në lokalin e Shoqatës sonë nga përfaqësues të Shoqatës “Hora e Skënderbeut”, me të cilën kemi bashkëpunuar në iniciativën për vendosjen e Shtatores së Gjergj Kastriotit, Skënderbeut në Horën e Arbëreshëve në Sicili. Në këtë takim morën pjesë edhe disa shoqata dhe miq që kishin qenë të pranishëm në inaugurimin e kësaj shtatoreje në Piana degli Albanesi. Në këtë mbrëmje të veçantë morën pjesë Ansambli Vatra, Ansambli Arbëresha, Ansambli Shqiponja, Studio Aktrimi, Qendra “Gjenocidi në Kosovë”, si dhe pianistja Fationa Matraku nga Parisi.
Pas fjalës hyrëse të Dan Morinës, Kryetari i Shoqatës “Bashkimi”, Guximtar Alushi, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi në veçanti zotin Rosario Peta për vizitën dhe për lidhjen e fortë që bashkon shqiptarët kudo që jetojnë.
Mbrëmja u hap artistikisht nga Yllka Zuzaku me këngën “Gjergj Kastrioti”, duke krijuar një atmosferë të veçantë mes miqve dhe bashkëpunëtorëve.
Programi artistik vazhdoi me interpretimet muzikore të Altin Asllanit, i cili me kitarën e tij solli disa këngë të dashura për publikun. Mbrëmjen e pasuruan gjithashtu me performancat e tyre Bexhet Sallahi, si dhe Afërdita dhe Kujtim Krasniqi, duke e bërë këtë takim edhe më të ngrohtë dhe të paharrueshëm.

Takimi përfundoi në një atmosferë miqësore dhe vëllazërore, duke forcuar edhe më tej lidhjet mes komunitetit shqiptar në Zvicër dhe arbëreshëve në Itali.

17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi001
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi006
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi007
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi008
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi010
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi011
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi012
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi013
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi014
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi015
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi017
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi018
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi019
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi021
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi022
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi023
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi024
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi025
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi027
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi029
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi031
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi033
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi035
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi037
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi038
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi041
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi043
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi045
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi046
17 01 2026 Rosario Peta Bashkimi049

No comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *