Logo Stadtfest Uster 2025

Uster, 08.09.2025

Të premten, të shtunën dhe të dielën 5,6,7 Shtator, Shoqata jonë ishte pjesë e Stadtfest Uster, një prej festave më të mëdha të qytetit. Ishte një nder dhe kënaqësi e veçantë për ne të përfaqësonim kulturën dhe traditën shqiptare në këtë skenë të madhe.

Ditën e shtunë, grupet tona të të rriturve Shqiponjat dhe Pulëbardhat sollën një program 30-minutësh, ku bashkë shkëlqyen me vallëzimet e tyre plot energji e dashuri për artin tonë.
Na nderoi me praninë e tij edhe Konsulli i Kosovës në Zürich, z. Vigan Berisha, të cilin e falënderojmë përzemërsisht për mbështetjen e tij të palodhur dhe të sinçertë.
Në tendën tonë na vizituan shumë dashamirës të artit e kulturës sonë, anëtarë të shumtë të Shoqatës si dhe miq të çmuar. Një falënderim i posaçëm shkon për drejtuesit e Ansamblit VATRA, që na gëzuan me praninë e tyre, si dhe për mikun tonë të nderuar Petrit Bytyqi që gjithmonë është pranë nesh.
Na nderoi me vizitën e tij edhe Profesori dhe Mësuesi jonë i dhashur Vaxhid Sejdiu.
Mirënjohje e veçantë për aktivistët e Shoqatës Bashkimi, të cilët për tre ditë rresht nuk u lodhën, por u kujdesën që gjithçka të funksiononte në mënyrën më të mirë dhe valltarëve të mos u mungonte asgjë.
Valltarët tanë, Shqiponjat dhe Pulëbardhat, na befasuan me motivimin dhe dashurinë e tyre të madhe për vallëzim, duke na mbushur me krenari.
Faleminderit të gjithëve që ishit pranë nesh dhe e bëtë këtë përvojë kaq të paharrueshme.
20250905 164553000 iOS
20250906 123301455 iOS
Me konsullin
IMG 8272
Valltarët 1
Valltarët 2
Valltarët 3
Valltarët 4
Valltarët 5
Logo Stadtfest Uster 2025

Nuk ka komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *