Shkup, 06.04.2026
Në kuadër të angazhimeve të Shoqatës “Bashkimi”, zhvillova një takim me z. Afet Jashari në ambientet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në Shkup. Z. Jashari ushtron detyrën e Këshilltarit shtetëror për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe përfaqëson një profil të konsoliduar profesional në këtë fushë.
Ai njihet për ekspertizën e tij në hartimin dhe zbatimin e politikave për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe për rolin aktiv në koordinimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore, komunave dhe organizatave qytetare.
Kontributi i tij përfshin angazhime konkrete në projekte për ruajtjen, promovimin dhe valorizimin e pasurive kulturore, si dhe në forcimin e kornizës institucionale në këtë sektor.
Gjithashtu, z. Jashari është i përfshirë në iniciativa që lidhen me standardet evropiane dhe integrimin kulturor, duke nxitur partneritete të qëndrueshme në fushën e kulturës dhe turizmit.
Përtej angazhimit institucional, ai është i njohur në opinion si gazetar me përvojë, etnolog dhe antropolog, me fokus në studimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Është gjithashtu autor i ekspozitave personale në fushën e etnologjisë dhe kulturës tradicionale, si dhe ligjërues i kulturës qytetare, me përvojë në arsimin fillor.
Gjatë takimit, e njoftova nga afër me veprimtarinë e Shoqatës “Bashkimi” dhe misionin kulturor që po zhvillojmë në Zvicër, duke theksuar rolin e saj në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë.
Biseda u përqendrua në ide konkrete dhe mundësi reale bashkëpunimi në fushën e trashëgimisë kulturore, me synim zhvillimin e projekteve që sjellin vlerë të qëndrueshme për komunitetin. Një theks i veçantë iu kushtua edhe mundësive për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në Zvicër.
Në këtë takim na shoqëroi dhe na nderoi miku im dhe miku ynë i përbashkët, Drejtori Afrim Qoku, i cili me angazhimin e tij të palodhur na e mundësoi këtë takim.




No comment